Kërkohet shtyrja e gjyqit ndaj ish-presidentit Trump

Republikanët në Senatin amerikan u kërkuan demokratëve të shtyjnë fillimin e gjyqit kundër ish-presidentit Donald Trump deri në mes të shkurtit, për t’u dhënë kohë avokatëve të tij për të përgatitur një mbrojtje kundër akuzave për nxitje të protestës së dhunshme.
Kjo lëvizje erdhi pasi demokratët më herët gjatë ditës thanë se Dhoma e Përfaqësuesve mund të dërgonte që të premten në Senat akuzat, që u miratuan javën e kaluar në përgjigje të sulmit vdekjeprurës në Kapitol nga mbështetësit e ish-presidentit Trump.
Ish-presidenti republikan Donald Trump u largua nga zyra të mërkurën dhe udhëtoi për në në Florida, disa orë para se të betohej demokrati Joe Biden.
Udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell u kërkoi demokratëve që të prisnin deri më 28 janar për dërgimin e akuzave për t’i dhënë zotit Trump dy javë për të përgatitur mbrojtjen e tij ligjore. Zyra e udhëheqësit të shumicës në Senat, Chuck Schumer nuk iu përgjigj menjëherë një pyetjeje në lidhje me propozimin e senatorit McConnell, shkruan A2.
Demokratët kontrollojnë Senatin me epërsinë më të ngushtë të mundshme, duke u mbështetur në votën e nënpresidentes Kamala Harris për të thyer ndarjen në mënyrë të barabartë të votave 50-50, dhe gjithashtu kanë nevojë për bashkëpunimin e republikanëve për të çuar përpara shumë elemente të agjendës së presidentit Biden, si dhe për të konfirmuar emërimet për Kabinetin e tij.
Trump është i vetmi president amerikan ndaj të cilit janë ngritur akuza dy herë, dhe gjyqi i tij në Senat do të jetë i vetmi që ka ndodhur ndonjëherë pasi një president është larguar nga detyra.
Më shumë rreth

LDK përgënjeshtron vetveten, kërkon mos t’i drejtohen “Kryesia në dorëheqje”

Sa para kishin deklaruar në banka zyrtarët e arrestuar dje?

Fatmir Sejdiu për rrahjen me karrige: Deshën ta shkatërrojnë LDK’në

Enver Hasani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet me ndëgju presionin publik

Vrau prindërit, vëllezërit dhe veten, si arriti policja ta merrte armën nga sirtari

Koronavirusi në Shqipëri, 19 të vdekur në 24 orët e fundit

Ministri i Jashtëm serb pas takimit me ambasadorin gjerman: Të gjendet një zgjidhje e drejtë me Kosovën

Ish-këshilltari i Thaçit tallet me politikat sociale të Kurtit: Rriti edhe pak Albin

“Në asnjë mënyrë LDK’ja nuk është tallur me votuesit”, Haziri komenton deklaratën e Mustafës

Mladenovic: Ka mangësi në zbatimin e Ligjit për Gjuhët në Kosovë

Rexhaj: Ballkanistika, interes i të gjithëve në Kosovë

Rugova: Projekti i "ballkanistikës" mund të fillojë në vitin 2021

Lajçak vihet menjëherë në lëvizje për dialogun, javën e ardhshme viziton Beogradin

Cënohet siguria kombëtare: Mospajtimet presidencë-qeveri lënë AKI-në që dy muaj pa drejtor
