Kisha Ortodokse Serbe: Kurti e Konjufca po thonë të pavërteta për çështjen e pronës së Manastirit të Deçanit

Kisha Ortodokse Serbe, ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga kryeministri Albin Kurti e kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, rreth çështjes gjyqësore të Manastirit të Deçanit.
Në reagimin e kishës thuhet se deklarimet e Kurtit e Konjufcës janë të pavërteta për pronën e këtij manastiri, dhe se këto deklarata e minojnë vendimin e gjykatave, teksa këtë e quajnë të paprecedentë në rajon.
“Thelbi i vetëm i deklaratave të të gjithë këtyre zyrtarëve është se në fakt asnjë ligj apo vendim gjyqësor nuk zbatohet për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë”.
“Nëse e shikojmë shkurtimisht vetë procedurën gjyqësore, mund të shohim se ajo ka zgjatur gjashtëmbëdhjetë vjet para gjykatave të Kosovës. Gjatë atij procesi Manastiri i Deçanit ka pësuar jo vetëm kërcënime, por edhe sulme fizike dhe të armatosura, protesta të organizuara, tentime për të bllokuar hyrjen në manastir dhe fushata shpifjeje”, thuhet në reagimin e kishës.
Më tej, ata thonë se kjo çështje nuk mund të krahasohet me asnjë, siç e quajnë ata, propagandë të pas Luftës së Dytë Botërore
“Edhe pas një procesi të tillë, institucionet vendore vazhdojnë të refuzojnë zbatimin e vendimit dhe ndryshimin e kadastrës (për gati gjashtë vjet), pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili si i tillë është përfundimtar dhe i parevokueshëm”.
“ Veprime të tilla jo vetëm që pasqyrojnë situatën në institucionet e Kosovës, por edhe zbulojnë diskriminim të hapur ndaj Kishës Ortodokse Serbe. Për më tepër, veprime të tilla tregojnë qartë se si do të ishte fati i Kishës Ortodokse Serbe në këtë zonë, nëse do të lihej tërësisht në mëshirën e institucioneve të Kosovës, nga cilido grup politik”, thuhet më tej në reagim.
Dioqeza e kësaj kishe më tej thotë se institucionet e Serbisë bëjnë thirrje të vazhdueshme për dialog me Kosovën, por sipas tyre, dialogu nuk është i mundur me ata që në çdo hap demonstrojnë diskriminim të hapur etnik e fetar si dhe mos gatishmëri për të respektuar ligjet e tyre.
“Që nga dita e parë pas konfliktit të armatosur të vitit 1999, Kisha jonë mori pjesë në dialogun me institucionet e Kosovës dhe punoi aktivisht në ndërtimin e besimit dhe urave, gjë që është e njohur për komunitetin ndërkombëtar”.
“Prandaj, zbatimi i këtij vendimi nga kjo apo një nga qeveritë e ardhshme është një kusht i domosdoshëm për të na treguar se dialogu nuk do të ishte vetëm një shfaqje për kamerat dhe zyrtarët e huaj dhe se ekziston një gatishmëri e vërtetë për të ndalur një fushatë sistematike diskriminimi dhe armiqësi të hapur ndaj kishës ortodokse serbe”, thuhet në deklaratën e kishës.
Komunikata e kishës vazhdon duke thënë se institucionet e Kosovës kanë ende çështje të hapura dhe obligime të paplotësuara, por, sipas tyre, zgjidhja e çështjes së tokës së Manastirit të Deçanit është minimumi i nevojshëm për të ecur para.
“ Trajtimi i vazhdueshëm publik i Kishës sonë si një institucion politik apo një përfaqësues politik, i cili është i pabazuar, tregon një keqkuptim themelor të konceptit të lirisë dhe barazisë së institucioneve fetare në një shoqëri moderne demokratike”.
“ Deklaratat e papërgjegjshme mediatike, komentimi arbitrar i vendimeve të formës së prerë të gjykatës dhe krijimi i konfuzionit në opinion rrezikojnë gjithashtu sigurinë e Kishës Ortodokse Serbe, vendet e saj të shenjta, priftërinë, manastiret dhe besimtarët dhe është në kundërshtim me të gjitha standardet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e kishës.
Më shumë rreth

LAJMI I FUNDIT: Stoltenberg takohet me Kurtin të mërkurën

Vjedhje në festivalin ‘Sunny Hill’, mërgimtares ia avullojnë telefonin, pasaportën e qindra euro

Mbi 42 mijë persona e lanë punën brenda 6 muajve

Mosmiratimi i pagës minimale, veteranët presin reflektim nga Qeveria

Del fotoja e parë e Einxhel me barkun e rrumbullakosur (FOTO)

Hyrje-daljet në pikat kufitare, pritjet te Dheu i Bardhë deri në 40 minuta

Kosova bëhet gati të fillojë Diplomacinë Qytetare

City e nis me fitore sezonin në Premier League, vendos Haaland me dopietë (VIDEO)

Tre persona të lënduar në aksidentin në Rogovë / Policia jep detaje

Kurti flet për festivalin “Sunny Hill”: Kontributi që jep Dua për Kosovën është i pamatshëm

Kryeministri Kurti: Nuk ka ministri që nuk ka dikë nga mërgata jonë

Çun Lajçi shpërblehet me çmim në Festivalin Internacional të Filmit në Romë

Java e dytë e gushtit me shi e breshër

Sky News: Europa po e sheh një krizë të re në Ballkan, ky shtet në ‘shënjestër’ të konfliktit

Sveçla vizitoi pikën kufitare në Bërnjak dhe stacionin policor të policisë kufitare
Video
Kush Cka?
Kylie Jenner për ditëlindjen e 25-të merr çantë prej 100 mijë dollarësh

Pas rritjes së çmimeve, Arbana Osmani anulon ribotimin e librit të gatimeve

“Rrëmbeu” faqet e para të mediave, zbulohet e dashura balerinë e mbrojtësit të Chelsea-t

Kortney dhe Travis Barker “në luftë” për mbrojtjen e ajrit

Palestër dhe pishinë, e dashura e Vidal “djeg” rrjetet sociale nga Brazili (FOTO)
