Koronavirusi në Policinë e Kosovës - Ja sa pjesëtarë janë infektuar dhe sa kanë vdekur

| E Shtune  26 Shtator 2020 15:50 |
Koronavirusi në Policinë e Kosovës - Ja sa pjesëtarë janë infektuar dhe sa kanë vdekur

Virusi Covid-19 ka prekur të gjithë botën, pa e përjashtuar edhe Kosovën.

Njëri prej profesioneve delikate, të cilët kanë qëndruar në vijën e parë duke i vëzhguar popullin gjatë kësaj periudhe, janë policët dhe si duket Covid-19 i ka infektuar në masë mjaftë të madhe edhe punonjësit e tyre në vendin tonë.

Në një përgjigje për Portali.info, nga Policia e Kosovës kanë treguar se sa pjesëtarë prej tyre janë të infektuar me Covid-19 dhe sa prej tyre kanë ndërruar jetë deri më tani si pasojë e virusit.

“Gjithsej janë infektuar 588 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, me Covid-19 deri më tani, ndërsa 9 prej tyre kanë vdekur”, kanë treguar nga PK.

Tutje, ata kanë treguar se tashmë vetëm 42 pjesëtarë prej tyre janë aktiv me Covid-19, duke shpresuar që së shpejti numri i të infektuarve të bie në 0.

Kujtojmë se që nga shfaqja e rasteve të para me Covid-19 në vendin tonë kanë vdekur qindra persona. /PORTALI.info/

Më shumë rreth