Krasniqi: E mbështesim kryeministrin për ta finalizuar marrëveshjen me Serbinë

E Enjte  25 Nëntor 2021 00:11 |
Krasniqi: E mbështesim kryeministrin për ta finalizuar marrëveshjen me Serbinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mbështetjen e kësaj partie për të finalizuar marrëveshjen me Serbinë.

“Kur kryeministri ndërhyri në veri, për çështjen e reciprocitetit të tabelave të veturave, menjëherë pas dy ditësh na ftoj në takim dhe unë i jam përgjigj dhe kam shku e kam taku në zyrën e kryeministrit, kemi diskutu për këtë çështje dhe publikisht në kuvendin e Kosovës ia kemi dhënë mbështetjen që ta ushtroj rolin sovran në territorin e Kosovës, dh i kemi kërkuar që të mos tërhiqet nga kjo çështje”

“Edhe sa i përket dialogut se e kemi bo të qartë mbështetjen tonë, ne i ofrojmë mbështetje kryeministrit për ta finalizuar marrëveshjen me Serbinë , është pro-relativ kushtetues i tij, edhe Gjykata Kushtetuese e ka vendosur në trajtimin e ligjit që ne e patëm miratuar për ti dhënë pozicion udhëheqës opozitës në procesin e dialogut që kjo gjë s’mund të ndodh sepse është kryeministri ai që duhet ta bëjë dhe qeveria. Meqenëse është obligim ligjorë i tyre unë mendoj që ata janë në pozicion të favorshëm për një gjë të tillë, sepse kanë pushtet gati absolut në Kosovë e kanë mbështetjen e mjaftueshme në parlament, e kanë të drejtën kushtetuese për ta zbatu dialogun, dhe unë pres që kryeministri ta trajtoj dialogun më përgjegjësi, dhe me më shumë seriozitet më shumë se sa ka treguar deri më tash, sepse jam i bindur që nuk ka alternative tjetër për të arrijë një konkluzion për të zgjidhur konfliktin e ngrirë që në kemi me Serbinë”, tha Krasniqi në Politiko, të Kanal10./PORTALI.info/