Kryeministri Hoti: Masat duhet të respektohen pa përjashtim

E Premte  13 Nëntor 2020 21:10 |
Kryeministri Hoti: Masat duhet të respektohen pa përjashtim

Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se masat e reja anti-COVID duhet të respektohen të gjithë, pa përjashtim.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Hoti u shpreh se mjekët, infermierët, stafi teknik, policia, inspektoratet dhe shtabet emergjente, janë në krye të detyrës dhe se nuk duhet vështirësuar puna atyre.

“Nga sonte janë në fuqi masat e reja për secilën komunë bazuar numrit e të infektuarve në shtatë ditët e fundit. Masat duhet zbatuar nga të gjithë, pa përjashtim. Pa ndihmën e juaj nuk mund të arrijmë sukses. Mjekët, infermierët, stafi teknik, policia, inspektoratet dhe shtabet emergjente, janë në krye të detyrës. Mos ua vështirësoni atyre punën dhe vetes jetën. Mos e shtoni numrin e të infektuarve nga pakujdesia”, shkroi Hoti. 

Më shumë rreth