Kuqi e PSD-së kritikon Kurtin pasi shpërndau bakllava për stafin

E Marte  26 Maj 2020 21:27 |
Kuqi e PSD-së kritikon Kurtin pasi shpërndau bakllava për stafin

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili ka shpërndarë sot bakllava për stafin e qeverisë, pa dorëza e pa maskë.

Ajo thotë se shumë qytetarë janë dënuar nga vendimi i Kurtit sepse kanë dalë pa maska e pa dorëza.

“Kurti shpërndanë bakllava për stafin e qeverisë së tij pa dorëza e maskë ani pse, për shkak të vendimit të tij, qytetarët janë dënuar kur kanë vepruar si Kurti.  Pandemia është karakterizuar me këso vendime arbitrare e kundërshtuese të qeverisë Kurti. Përderisa vetes i arsyeton gjithçka dhe përgatit terrenin për protesta me kërcënime ndaj çdokujt, për të tjerët pason vetëm dënimi kur veprojnë porsi Kurti”, tha Kuçi.

Sipas saj, kur e mban veten në pozitën e të gjithëdijshmit e të vetmin figurë të së mirës e ke të lehtë t’i vendosësh të gjithë që nuk mendojnë si ti në anën e së keqes.

“Prandaj, kur Kurti flet për demokraci, ai në një mënyrë e përqesh atë me veprimet e tij sepse demokracia është gjëja e fundit që ai dëshiron ta ruaj”, ka shkruar ajo.

Më shumë rreth