Kur masat antiCOVID nuk respektohen nga vetë ministrat, çfarë po festojnë nga Lista Guxo?

E Diel  19 Dhjetor 2021 23:05 |
Kur masat antiCOVID nuk respektohen nga vetë ministrat, çfarë po festojnë nga Lista Guxo?

Situata me COVID-19 është mjaftë e rënduar në gjithë botën, pavarësisht se në Kosovë numri i rasteve me koronavirus vazhdon të jetë i ulët.

 
Por rreziku i shpërndarjes së variantit më të ri Omicron veçse është theksuar.

Madje nga Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht është bërë thirrje për respektim të masave si dhe mbrojtje sa më të madhe në mënyrë që të mos shpërndahet edhe më tepër ky virus e qytetarëve t’u shkaktohen edhe më tepër dëme.

Por jan pikërisht disa zyrtarë shtetërore të cilët kanë vendosur që të thyejnë masat, ato të respektimit të distancës, të mos grumbullimit të njerëzve të shumtë në një ambient të mbyllur e të tjera.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Bujqësisë, Faton Peci e zyrtarë të tjerë kanë vendosur që sonte të festojnë, edhe pse nuk dihet se çfarë festuan pasi gjatë vitit që po lëmë pas nuk është se pati ndonjë arritje në kuadër të këtyre dy ministrive.

Të njëjtit me njerëz të shumtë janë mbledhur në një ambient të mbyllur, e ku qëndronin thuajse të ngjitur me njëri-tjetrin, duke lënë kështu anash thirrjet e ministrisë e Qeverisë Kurti në përgjithësi për respektim të masave antiCOVID.

Më shumë rreth