Kurti përkujton Hotin: Fati i tij nuk është zbardhur, drejtësia për të nuk ka nisur

E Diel  16 Maj 2021 11:56 |
Kurti përkujton Hotin: Fati i tij nuk është zbardhur, drejtësia për të nuk ka nisur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar Ukshin Hotin në 22 vjetorin e zhdukjes së tij.

Kurti theksoi se drejtësia për Hotin ende nuk ka nisur. Kurti theksoi se Ukshin Hoti është ende në veprat që ka  lënë pas, derisa fati i tij nuk është zbardhur ende.

Postimi i plotë:

22 vjet më vonë, fati i tij nuk është zbardhur kurse drejtësia për të nuk ka nisur. Të mungosh do të thotë të jesh. Diku tjetër, larg prej njerëzve që të duan. Ukshin Hoti është, edhe në veprën që ka lënë. “Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare”, “Bisedë përmes hekurash” dhe “Lufta e Ftohtë dhe Detanti” – tre libra, tri ditë lexim, pas të cilave nuk do të mendoni, studioni e veproni njësoj. Është më i madh se jeta.

*Këtë foto që nuk e kisha parë ndonjëherë më përpara, ma solli profesori i historisë Durim Abdullahu
 

Më shumë rreth