LDK përgënjeshtron vetveten, kërkon mos t’i drejtohen “Kryesia në dorëheqje”

Lidhja Demokratike e Kosovës pati një rënie të thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Edhe pse të parët e kësaj partie dhe kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti deklaroheshin optimist për rezultatin që do të marrin në zgjedhje, doli krejtësisht e kundërta.
Pas shumë vitesh me një rezultat mjaftë të lartë që kishte LDK-ja e dikur mbi 40%, këtë herë Lidhja Demokratike e Kosovës mori vetëm 13% të votave nga përkrahja e qytetarëve.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për zhvillimet brenda partisë si dhe zgjedhjet e kryetarit të ri, pas dorëheqjes së Isa Mustafës.
Por siç duket LDK-së nuk po i pëlqen që t’i referohemi si kryesi në dorëheqje e pas kësaj kanë reaguar duke deklaruar se kryesia nuk është në dorëheqje, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së Kryetarit.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës siç duket kanë harruar “apo duan të harrojnë” deklaratën e Lutfi Hazirit për kryesinë në dorëheqje.
“S’ka të bëjë me emër jemi kryesi në dorëheqje”, pati deklaruar Haziri pikërisht në ditën kur Isa Mustafa publikisht foli për dorëheqjen e tij nga udhëheqja e LDK-së.
Ndërsa në njoftimin e sotëm të LDK-së u tha se vetëm kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqje, të cilën do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së.
“Sot, do të takohet Kryesia e LDK-së për përgatitjen e Kuvendit të LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri”.
Pas rezultateve të para nga zgjedhjet nacionale të cilat u zhvilluan më 14 shkurt u kuptua hapur edhe rezultati i LDK-së, e ku pikërisht Isa Mustafa e nënkryetarët e tjerë të partisë vazhduan të deklarohen se nuk po arrijnë dot të gjejnë arsyen e këtij rezultati kaq të ulët në kuadër të këtyre zgjedhjeve.
Pavarësisht kësaj, LDK pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor do të mbetet në opozitë, madje me një numër shumë të vogël të deputetëve përfaqësues
Më shumë rreth

Përplasje të ashpra e akuza të rënda për njëri-tjetrin në mes Mulla Osmanit me Milaim Zekën e Halil Matoshin

Chelsea kualifikohet në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve (VIDEO)

PSG eliminon kampionët në fuqi pavarësisht humbjes (VIDEO)

Bayerni zhbllokon duelin ndaj PSG-së, shënon Choupo-Moting (VIDEO)

“Nuk e kam takuar që atë ditë”, Haradinaj flet për raportet me Reshitajn, tregon se a do përjashtohet nga AAK

Fiks Fare! Shefi i Kardiologjisë në QKUK ushtron profesionin pa diplomë e pa licencë

Haradinaj: Vjosa Osmanin nuk e kemi bllokuar me votë, Thaçin po

E quajti sekser Sali Zybën, deklarohet Haradinaj

Kur mendohet të lejohen dasmat? Ministria Vitia mban takim me kryetarin e OHT-së

Përfaqësuesi i ShBA-së në OKB: Misioni i UNMIK-ut në Kosovë duhet të përfundojë

Opozita e kritikon Kurtin për “përfshirje në fushatën zgjedhore në Shqipëri”

Këto janë të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e qeverisë

12 të vdekur dhe 494 raste të reja me COVID-19

Vendos Qeveria: 60 milionë euro kredi për blerjen e vaksinave antiCOVID
