Masat e reja/ Të pavaksinuarit nuk mund të përdorin transportin publik

E Marte  30 Nëntor 2021 21:27 |
Masat e reja/ Të pavaksinuarit nuk mund të përdorin transportin publik

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë disa vendime për ashpërsimin e masave të reja anti-Covid që kanë të bëjnë për udhëtimin me mjete të transportit publik.

Të gjithë personat që përdorin transportin publik duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër Covid19.

Pasagjerët mund të udhëtojnë edhe nëse kanë një dozë vaksine, por me kushtin që të kenë edhe testin RT PCR, që rezulton negativ.

Edhe ata që kanë dëshminë se e kanë kaluar coronavirusin, duhet të kenë së paku një dozë vaksine për të udhëtuar me autobusë.

 

Më shumë rreth