Mbahet takimi i Task-Forcës për menaxhimin e situatës me Covid-19 në Suharekë

E Hëne  28 Shtator 2020 10:28 |
Mbahet takimi i Task-Forcës për menaxhimin e situatës me Covid-19 në Suharekë

Sot në Suharekë është mbajtur takimi i Task-Forcës për menaxhimin e situatës me Covid-19, ku u diskutua edhe situata aktuale dhe u vendos që mësimi të vazhdoj.

Këtë takim e ka bërë të ditur i pari i kësaj komune Bali Muharremaj përmes një statusi në rrjetin social facebook, ku tha se vazhdimi i mësimit është nën kontrollë dhe po bëhet sipas rregullave dhe masave të caktuara nga MASH.

‘’Apelohet tek prindërit që ta kenë kujdesin e duhur, që fëmijët ti vetëdijësojnë me rekomandimet e institucioneve shëndetësore për mbrojtje nga virusi Covid 19.’’. tha Muharremaj përcjell Portali.info.

Muharremaj gjithashtu tha se të gjitha shkollat i kanë përgaditjet e duhura, e poashtu edhe institucionet shëndetësore janë në shërbim dhe funksion të menaxhimit sa më të mirë./PORTALI.info/

Postimi i plotë: