Menaxhmenti i KEK-ut shpërblen punëtorët me nga 300 euro

E Hëne  30 Mars 2020 14:19 |
Menaxhmenti i KEK-ut shpërblen punëtorët me nga 300 euro

Korporata Energjetike e Kosovës- KEK, ka menduar këto ditë për punëtorët e saj, të cilët po punojnë gjatë ditëve kur vendi po përballet me pandeminë globale Covid-19, duke i stimuluar me nga 300 euro.

 
Lajmi është konfirmuar nga Sindikata e Re e KEK-ut, e cila e ka falënderuar menaxhmentin e ndërmarrjes për miratimin e kërkesës së tyre.

Tutje është bërë e ditur se ky stimulimi nuk vlen edhe për punëtorët administrativ dhe stafin menaxherial.

 
Ky është njoftimi i plotë i sindikatës:

“Të ndëruar anëtarë SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut ju njoftoj se kërkesa jonë për stimulim nga 300€ me ketë pagë si dhe pagën e ardhshme është realizuar për të gjithë punëtorët të cilët kanë qenë në punë në kohën e shpalljes së gjëndjes emërgjente, me përjashtim të punëtorëve administrativë dhe stafit menaxhues.

Me këtë shfrytëzoj rastin të falënderoj Menaxhmentin për mirëkuptim të kësaj kërkese dhe të gjithë punëtorët e KEK-ut që po japin kontribut të jashtëzakonshëm në ketë kohë pandemie“.

Më shumë rreth