Ministrja Gërvalla takohet me ambasadoren kroate, flasin për raportet mes dy vendeve

E Enjte  15 Prill 2021 17:35 |
Ministrja Gërvalla takohet me ambasadoren kroate, flasin për raportet mes dy vendeve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar sot me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela Barishiq.

Ministrja Gërvalla duke i cilësuar të shkëlqyera raportet mes të dy vendeve, ka falënderuar ambasadoren kroate për bashkëpunimin dhe rolin mbështetës të shtetit të saj karshi shtetit të Kosovës.

Me ambasadoren Barishiq kanë diskutuar për marrëveshjet bilaterale si dhe nevojën e shkëmbimit të përvojave lidhur me integrimin e diasporës në proceset brenda vendeve si dhe për agjendën evropiane.

Gjithashtu kanë folur për situatën e krijuar nga pandemia dhe për përpjekjet që po bëhen për të menaxhuar atë dhe për të siguruar vaksinat.