Mjet shpërthyes në pikën kufitare të Merdares, Policia jep detaje

E Mërkure  08 Dhjetor 2021 20:30 |
Mjet shpërthyes në pikën kufitare të Merdares, Policia jep detaje

Për shkak të një mjeti shpërthyesështë mbyllur përkohësisht për qarkullim pika kufitare në Merdare.

Mjeti është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga KFOR-i.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilit kanë dhënë detaje nga kjo ngjarje.

“Me datë 08.12.2021  rreth orës 17:30 në stacionin policor kufitar ( SPK-Merdare) nga pjestarë të KFOR-it është kërkuar ndalimi i përkohëshem i qarkullimit të personave dhe automjeteve, per arsye se janë duke e bërë shpërthimin në menyrë të kontrolluar të një mjeti shperthyes. Lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër largë pikës kufitare, por për shkaqe sigurie për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi.
Rreth orës 18:20 rruga është liruar për qarkullim normal, pa probleme”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Më shumë rreth