Mladenovic: Ka mangësi në zbatimin e Ligjit për Gjuhët në Kosovë

E Marte  23 Shkurt 2021 21:21 |
Mladenovic: Ka mangësi në zbatimin e Ligjit për Gjuhët në Kosovë

Slavisa Mladenovic nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët, i ftuar në Prime Time në Kanal10, ka treguar se ka mësuar gjuhën shqipe nga komunikimi, dhe siç ka thënë ai, "nga mjedisi".

 
Mladenovic flet rrjedhshëm gjuhën shqipe.

Duke folur për Ligjin për Gjuhët, Mladenovic ka potencuar se ka mangësi në zbatimin e këtij ligji.

 
"Vetëdijësimi për të drejtat gjuhësore ka ngelur mbrapa. Të gjitha shërbimet duhet të ofrohen në dy gjuhë zyrtare, kjo vlen edhe për komunat me shumicë serbe", ka thënë Mladenovic, duke shtuar se e shqetëson moszbatimi i tërësishëm i Ligjit për Gjuhët në Kosovë.

Mladenovic ka vendosur theksin edhe te akreditimi i përkthyesve të gjuhës serbe dhe gjuhëve tjera në Kosovë.

Sipas Mladenovic, programi i ballkanistikës në kuadër të UP-së do të ndihmonte në integrimin e njerëzve në shoqëri.

Mladenovic ka shtuar se njohja e gjuhës shqipe nga komunitetet pakicë është i vlefshëm, po aq sa edhe njohja e gjuhëve të komuniteteve nga shqiptarët e Kosovës.

Më shumë rreth