Molliqaj thotë se korrupsioni nuk është problem kryesor në Kosovë (VIDEO)

E Hëne  23 Nëntor 2020 21:14 |
Molliqaj thotë se korrupsioni nuk është problem kryesor në Kosovë (VIDEO)

Dardan Molliqaj nga PSD, ka folur në “Prime Time” të Kanal 10 rreth problemeve me të cilat përballet Kosova.

Ndër të tjerash, ai ka thënë se korrupsioni nuk është një prej problemeve kryesore të Kosovës, transmeton Portali.info.

“Nuk është problemi kryesor në Kosovë korrupsioni. Kjo është gabim, këtu problem është koncentrimi i buxhetit të shtetit në një grup të caktuar të njerëzve. Pra, ata që kanë pasur një lloj kapitali dhe biznese, e kanë zgjeruar biznesin në bazë të lidhjeve që kanë pasur dhe janë bërë miliarderë”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se koncentrimi i kapitalit tek personat e caktuar, bën që pastaj të vijnë edhe problemet e tjera si korrupsioni e klientelizmi.

Molliqaj ka thënë se i njëjti sistem ndiqet edhe në demokracitë më të mëdha të botës, duke përfshirë këtu pastaj edhe shtetet e rajonit. /PORTALI.info


Më shumë rreth