Muharremaj: Situata me zjarret në Suharekë ende mbetet kritike

E Enjte  05 Gusht 2021 18:40 |
Muharremaj: Situata me zjarret në Suharekë ende mbetet kritike

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se situata me zjarret në këtë komunë vazhdon të mbetet kritike.

Ai tha se ani se sot nuk ka pasur vatra të reja zjarri janë djegur disa shtëpi si pasojë e telave të rrymës që janë përplasur nga era e fortë.

“Edhe pse sot në mesditë nuk kemi pasur raste të zjarreve, era e fortë ka shkaktuar përplasje të telave të rrymës dhe si rezultat i kësaj situate janë djegur disa shtëpi, si në Mushtisht Sallagrazhdë, Gjinoc, e në shumë pjesë tjera. Të gjitha ekipet janë në teren me të gjitha kapacitet vepruese”.

Muharremaj, përmes një postimi në Facebook, deklaroi se të gjithë duhet të mobilizohen në një situatë të tillë, përfshirë edhe grupe të vullnetarëve.

“Duhet të jemi në mobilizim e sipër, ngase temperatura e lartë po shkakton zjarre në disa dimenzione, mirëpo unë shpresoj dhe besoj që edhe në fshatra po mobilizoheni në grupe vullnetare që të mbetemi vigjilent përballë kësaj situate”.

Më shumë rreth