Ndalohen tre persona të dyshuar për sulmin ndaj rojes së Spitalit të Gjakovës

E Enjte  05 Gusht 2021 16:01 |
Ndalohen tre persona të dyshuar për sulmin ndaj rojes së Spitalit të Gjakovës

Katër persona janë ndaluar për 48 orë në Gjakovë pasi kanë sulmuar rojën e Spitalit të Gjakovës.

Sipas njoftimit, më datë 04,08,2021 rreth orës 02:30 të mëngjesit spitali rajonal në Gjakovë kishte pranuar për tretman mjekësor një person i cili kishte pësuar lëndime trupore gjatë një përleshje në një diskotekë.

Më pas disa persona të panjohur kishin shkuar në spital për ta vizituar personin që kishte kërkuar tretman mjekësor.

Në hyrje te spitalit personat e panjohur ishin ndaluar nga sigurimi i spitalit, dhe të njëjtit të pakënaqur e kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me boksa dore, dhe nga qafa ia kishin marrë një qafore ari me vlerë të raportuar rreth 1800 euro, si dhe ia kishin thyer telefonin.

“Me pas ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Për momentin të dyshuarit mbeten të pa identifikuar. Pas një pune të menjëhershme operative hetimore dhe të shkëlqyer nga ana e policisë fillimisht është bërë identifikimi në bazë të kamerave të sigurisë, me pastaj është bë shoqërimi i njërit nga të dyshuarit potencial në polici në lidhje me veprën e lartcekur, i njëjti është intervistuar ne prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, e dyshuara e cila fillimisht ne rast është intervistuar si dëshmitare e rastit, por pas veprimeve hetimore dhe ndriçimit të rrethanave të rastit e njëjta është intervistuar si e dyshuar në lidhje me rastin, e njëjta pas intervistimit me vendim te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Hetuesit rajonal më intensitet kanë vazhduar punën hetimore dhe kanë arrit të identifikojnë edhe dy persona të dyshuar të përfshirë në rast, të njëjtit janë shoqëruar në polici, ku janë intervistuar në prezencën e mbrojtësve dhe me vendin te prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 ore.

Personat e arrestuar janë:

G.K. – 1997 – Sh/Kosovar – Ndalim policor -48 orë

A.K. –1995 – Sh/ Kosovar – Ndalim policor -48 orë

K.K. – 1990 – Sh/Kosovar – Ndalim policor – 48 orë dhe

A.K. – 1996 – F/Sh/Kosovare – e liruar në procedurë të rregullt.

Më shumë rreth