Ndryshon moti, nga java tjetër rritje e lehtë e temperaturave

E Shtune  16 Tetor 2021 13:54 |
Ndryshon moti, nga java tjetër rritje e lehtë e temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe me intervale të shkurta me diell.

 
IHMK njofton se në mëngjes ka mundësi që në ultësira të paraqitet fenomeni i mjegullës si rezultat i radiacionit dhe ndryshimeve në fushat termike.

“Vranësirat herët në mëngjes vende-vende mund të sjellin ndonjë rigë të dobët, por pjesa dominuese e ditës do të jetë pa reshje dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, IHMK bën të ditur se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare, ndërkaq nga java e ardhshme parashihet me rritje të ndjeshme të temperaturave maksimale.

Më shumë rreth