Nesër hapet çerdhja publike në Komunën e Vushtrrisë

E Marte  02 Qershor 2020 16:41 |
Nesër hapet çerdhja publike në Komunën e Vushtrrisë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se nesër do të hapet çerdhja publike ‘Foleja’ në këtë komunë.

“Është bërë dezinfektimi i ambienteve dhe do të kemi ekipë mjekësore nga QKMF prezent që të kujdesen për shëndetin e fëmijëve dhe edukatoreve. Të dashur prindër ju lutemi të jeni vigjilent e me kujdes në këtë fazë”, ka shkruar Tahiri, përcjell Portali.info.

Në fund, ai ka falënderuar Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe mësimdhënësit për punën e madhe dhe organizimin e mësimit online gjatë pandemisë. /PORTALI.info


Më shumë rreth