“Një orë kam luftu me të” si e vrau ‘’Rambo’’ mercenarin rus në Betejën e Koshares (VIDEO)

E Diel  11 Prill 2021 16:01 |
“Një orë kam luftu me të” si e vrau ‘’Rambo’’ mercenarin rus në Betejën e Koshares (VIDEO)

Vesel Aruqi-i njohur me nofkën “Rambo”, Komandant i Kompanisë në Betejën e Kosharës, tregon në emisionin ''Përtej Tregimit''' se si kishte luftuar për më shumë se një me mercenarin rus, dhe si e mposhti atë në Betejën e Koshares, shkruan Portali.info

"Komandanti i Bataljonit ka kërkur me shku në një pikë në bjeshkë të lartë se tha çdo ditë po na vrahet apo plagoset nga një ushtarë atje. Unë jam qu vullnetar i kam rreshtu ushtarët, kur jam shku lart e kemi bërë bunkerin nën një guri, pasi e përfunduar, na prunen buken, tuj hangër bukë, po ma bon një shok ‘Rambo’ na kanë rrethu, kur kqyri vizëllojshin shlemat e serbëve, dhe rusve krejt në rreth na kishin shti” tha 'Rambo'

Tutje “Rambo” tregon se si ai me shokë kishtë luftuar duke kënduar këngën për Adem Jasharin.

“Veq jam qu në këmbë edhe ju kam thanë ushtarëve nisnja këngën e Adem Jasharit, “Besa Bes, Besën ta kam dhanë, për Adem Jasharin jetën kemi me dhanë”, aty na janë vrarë dy ushtarë, duke u mundu me na qit prej rrethi, dhe na u plagosën gjashtë tjerë, atë ditë tri kufoma i nxunem, dhe shumë tjerë të plagosur kanë pas shumë humbje atë ditë, vazhdon tregimin e tij Rambo.

Rambo po ashtu tregon se si ndodhi lufta e drejtëpërdrejtë me mercenarin rus.

“Qysh isha tuj luftu kur po e shoh mbas shpine kapiteni rus ish kan me nja tre ushtarë, bile u përzijshin shumë afër 8 metra, i thash kush je ti, berrtiti u mundu mem frigu, po na shqiptarët se kemi traditë mu frikësu, perpara ja kam fut një okfir, edhe o hi nën një lis, une te një cung, u gjujshum herë ai herë unë ,nja një orë kena bo luftu , me bumba jena gju, qaq katil o kan sa o munu mem nxanë të gjallë, 6 metra afer e kam pas kur e kam rrok në kokë” tha Rambo në emisionin “Përtej Tregimit”.

Ndër tjerash “Rambo” tregon edhe mesazhin që mercenary rus i kishte dërguar gruas së tij.

Për më tepër ndiqeni rrëfimin e 'Rambos' si e kishte vrarë mercenarin rus nga minuta 39 deri 42./PORTALI.info/