Përfundon mbledhja e kryesisë, Hoti prezanton ministrat e LDK-së

E Marte  02 Qershor 2020 19:29 |
Përfundon mbledhja e kryesisë, Hoti prezanton ministrat e LDK-së

Kryesia e LDK-së ka mbajtur sot një mbledhje, derisa në një konferencë për media foli kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

Ai tha se nesër Kosova do të bëhet me qeveri të re.

 
 “Jemi para një thirrje të seancës për zgjedhjen e qeverisë së re, po bëjnë përgatitjet për këtë seancë. Vlerësojmë të rëndësishme këtë seancë në mënyrë që LDK ta merr drejtimin e qeverisë, e kemi për obligim mi forcu institucionet të ballafaqohemi me sfidat që na presin, ajo ndaj pandemisë dhe po ashtu të sigurojmë një menaxhim të mirë të Ministrisë së Shëndetësisë, kemi po ashtu edhe rimëkëmbjen ekonomike, sidomos sektorin privat  dhe presim që të sfidohemi .

Janë votat e LDK-së edhe partnerëve të tjerë, prandaj pres nesër ta kemi qeverinë e re. Duhet të punojmë që ta kemi qeverinë e re, nëse subjektet politike dhe LDK sheh interes tjetër, mund të bisedojmë edhe me partnerë të tjerë të koalicionit. Nesër kryeministri do të jetë Hoti”, tha ai.

Ndërsa mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti prezantoi emrat e ministrave të LDK-së e këta janë:

Driton Selmanaj, zv/kryeministër
Agim Veliu, Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike
Hikmete Bajrami, Ministre e Financave
Arban Abrashi, Ministër i Infrastrukturës
Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes
Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë
Besian Mustafa, Ministër i Bujqësisë
Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës

Ai tha se marrëveshja me Listën Serbe është mbi bazat e Kushtetutës dhe Ligjeve dhe në bazë të kësaj ajo do të bëhet publike.

 

 

Më shumë rreth