Përplasjet mes AAK-LDK, Haradinaj thotë se koalicioni është stabil

E Marte  27 Tetor 2020 21:05 |
Përplasjet mes AAK-LDK, Haradinaj thotë se koalicioni është stabil

Tash e disa muaj, partnerët e koalicionit qeverisës AAK dhe LDK, kanë pasë përplasje mes vete dhe zyrtarëve të tyre.

Daut Haradinaj nga AAK, ka thënë në “Prime Time” të Kanal 10, se këto përplasje kanë ndodhur dhe mund të ndodhin në çdo rast kur ka mospajtime, transmeton Portali.info.

“Ka pasur mospajtime dhe do të ketë në rastet kur ne mendojmë se duhet të konsultohen të gjithë partnerët e koalicionit qeverisës. Kjo ka ndodhur edhe në lidhje me marrëveshjen në Washington, ku kemi arritur të bëjmë disa ndryshime dhe ka ndodhur së fundmi edhe për shuarjen e Task-Forcës për luftimin e korrupsionit”, ka thënë Haradinaj.

Megjithatë, Haradinaj ka insistuar se koalicioni qeverisës është stabil, duke thënë se edhe pse ka mospajtime në publik, AAK-ja ka mbështetur vendimet e përbashkëta të Qeverisë. /PORTALI.info

Më shumë rreth