Polici i Kosovës në uniformë nënshkruan peticionin “Duam Zgjedhje”

E Marte  02 Qershor 2020 16:45 |
Polici i Kosovës në uniformë nënshkruan peticionin “Duam Zgjedhje”

Tash e disa ditë Lëvizja Vetëvendosje ka krijuar një peticion ‘online’ dhe në rrugë ku përkrahësit e kësaj partie po nënshkruajnë për të kërkuar zgjedhje të reja.

 
E në këtë peticion sot ka nënshkruar edhe një polic i Kosovës në uniformë.

Sipas rregullave të Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë nuk guxojnë të mbajnë qëndrime politike publike.

Por, në foton e siguruar nga lajmi.net, polici i Kosovës në uniformë shihet tek e nënshkruan peticionin e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.