Policia e Kosovës merr donacion nga SHBA-ja

E Hëne  28 Shtator 2020 15:51 |
Policia e Kosovës merr donacion nga SHBA-ja

Policia e Kosovës ka pranuar një donacion nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht nga Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe USDOJ-ICITAP-i.

Në donacion përfshihen automjete dhe pajisje të përdorura nga fusha e teknologjisë informative si kompjuterë, printerë dhe skaner, njofton Klan Kosova.

“Ky donacion i automjetit të përdorur dhe pajisjeve të përdorura ka për synim të ndihmojë Policinë e Kosovës në përmirësimin e kushteve të punës duke mundësuar kryerjen me efikasitet të punëve të përditshme”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Kurse, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së,Rashit QALAJ, falënderon Ambasadën e SHBA-ve, për përkrahjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës.

 

Më shumë rreth