"Punimet afër Manastirit të Deçanit u ndalën me kërkesë të Hotit, vazhdojnë të hënën"

E Shtune  15 Gusht 2020 20:54 |
"Punimet afër Manastirit të Deçanit u ndalën me kërkesë të Hotit, vazhdojnë të hënën"

Punimet në rrugën afër Manastirit të Deçanit janë ndërprerë pas kërkesës së kryeministrit Hoti.

Këtë të ditur e ka bërë kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, me anë të një postimi në Facebook,i cili ka theksuar se punimet do të vazhdojnë të hënën shkruan Portali.info

Postimi i plotë i Ramosajt:

Të dashur qytetarë,

Duke parë lajme jo të vërteta nëpër portale të ndryshme, ju njoftoj se, pas kërkesës së Kryeministrit z.Avdullah Hoti, kemi pezulluar punimet në rrugën R-108, deri në fillim të javës së ardhshme!
Nesër është e diel, ditë pushimi edhe ashtu!
Vazhdojmë të Hënën!.