Qelaj për vizitën në Hagë: Qëllimi ishte të shoh cila është gjendja e të paraburgosurve

E Mërkure  24 Nëntor 2021 22:05 |
Qelaj për vizitën në Hagë: Qëllimi ishte të shoh cila është gjendja e të paraburgosurve

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka dhënë detaje në lidhje më vizitën e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

Qelaj ka thënë se kërkesën për vizitën e të paraburgosurve në Hagë e ka parashtruar qysh në fillim të mandatit, por se e njëjta ishte refuzuar, për tu pranuar më vonë pas një takimi me kryetaren e Gjykatës.

“Qysh në fillim të mandatit të vitit që jemi i kam parashtru një kërkesë Gjykatës me të cilën kam kërku me i vizitu të arrestuarit, dhe të paraburgosurit në Hagë duke konsideru që është obligim i imi të bëj një vizitë të tillë për vetë faktin se janë qytetarë të vendit, fillimisht kam pasë sfidë sepse kërkesa ime është refuzuar duke u thirr në atë se ka mungesë të mandatit dhe nuk mund të kryej një vizitë të tillë. Unë kam insistuar që kam këtë të drejt sepse, dhe në një takim që kam pasë më kryetaren e gjykatës së dhomave të specializuara ka pranuar që unë duhet të shkoj të vizitoj në kapacitet dhe cilësinë e Avokatit të Popullit, dhe unë këtë vizitë e kam realizuar”, tha Qelaj

Tutje, Qelaj ka treguar për vizitën e tij treditore në Hagë, dhe qëllimin e kësaj vizite.

“Kam qëndruar tre ditë në Hagë, ditën e kam pasur kontakt me kryetare e Gjykatës dhe me stafin e saj, kemi diskutu për të drejtat, dhe për gjendjen e dhe situatën në të cilën ndodhën të paraburgosurit në Qendrën e Paraburgimit, dhe  në lidhje me procesin gjyqësorë”.

“Qëllim i vizitës time ka pasë të bëjë më pa dhe më kuptu cila është gjendja e të paraburgosurve sa i përket garancive kushtetuese dhe procedurale, që duhet ti këtë secili i paraburgosur në procedurë, dhe pastaj cila është pozita dhe sa po zbatohen garancitë procedurale edhe për viktimat e mundshme procedurale për dëshmitarët e mundshme, gjeq ë këto tema i kemi biseduar edhe me kryetaren e Gjykatës, në disa kam marrë përgjigj në disa kam mbet pa përgjigje, por në përgjithësi jam i kënaqur me këtë vizitë sepse kam përmbushur njërën prej detyrave të mia që dalin nga mandati me u përkujdes për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Qelaj në Prime Time.

Më shumë rreth