Qelaj pranon detyrën, zotohet se do vazhdojë punët e mira duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën

E Marte  29 Shtator 2020 12:47 |
Qelaj pranon detyrën, zotohet se do vazhdojë punët e mira duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën

 

Naim Qelaj edhe zyrtarisht e ka marr detyrës si Avokat i Popullit. E këtë pozitë ia dorëzoi Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari.

 
Ky i fundit derisa e përgëzoi pasardhësin e tij shprehu besimin që punët e mira që kanë nisur në këtë institucion do të vazhdojnë tutje.

“Përveç punës që është vlerësuar nga ana e Kuvendit dhe autoriteteve që merren me të drejtat e njeriut jo vetëm në Kosovë që është institucioni më i besueshëm deri më tani dhe po besoj që është një mundësi e mirë për avokatin e ri që të vazhdoj rrugën e mirë të këtij institucioni …Unë në këto vite të shërbimit si Avokat i Popullit përveç sfidave kënaqësinë më të madhe e kemi pasur në realizimin e objektivave me Ligj dhe Kushtetutë , mbi të gjitha shpalljen për dy vite me radhë si institucioni më i besueshëm jo vetëm në vend por edhe rajon”, tha Jashari.

Kurse, i sapozgjedhuri si Avokat i Popullit, Naim Qelaj tha se gjatë mandatit të tij do të vazhdojë të gjitha projektet dhe punën e mirë që është bërë në këtë institucion. Ai tha se do të angazhohet që institucioni i Avokatit të Popullit të jetë kredibil që do të ketë ndikim në promovim të të drejtavet të njeriut.

“Do jetë punë e madhe me mbajt dhe me vazhdua më tutje rrugën që është trasuar dhe punët që janë kryer mirë për të vazhduar edhe më tej me pas rezultate të ngjashme. Padyshim që stafi që jeni sot këtu dhe ata që nuk janë do më mbështesin dhe përkrahin për të vazhduar punën e mirë…Nga sot do mundohem me i përmbush me gjithë qenien time këto detyra që i kam sipas Ligjit dhe Kushtetutës dhe iu garantoj juve që përveç që do e jap gjithë kontributin tim profesional për ta dërguar punën e mirë që e keni nisur do mundohem me krejt qenien time për parimet për të drejtat e popullit…06’01Padyshim që kam parë në të kaluarën që vendit tonë I duhet me pas politikat të mira të menaxhimit të institucioneve që ndryshimet në stafin që udhëheqë mos me pas shkëputje me projektet që kanë qenë në vazhdim. Sot do marr gjithë dokumentacionin nga avokati Hilmi dhe aty do shoh gjithë ato projektet që kanë qenë të planifikuar do i vazhdoj me potencialin tim”, tha Qelaj.

Naim Qelaj gjatë së hënën është zgjedhur Avokat i Popullit me 69 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Mandati i tij është pesë vjeçar.

Më shumë rreth