Qeriqi: Protesta do të ishte ndryshe sikur mos të ishim në kohë pandemie (VIDEO)

E Enjte  09 Korrik 2020 13:17 |
Qeriqi: Protesta do të ishte ndryshe sikur mos të ishim në kohë pandemie (VIDEO)

Sot Organizatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, mbajtën një protestë simbolike për të kundërshtuar aktakuzat e propozuara nga Prokuroria e Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së, presidentin Hashim Thaçi, dhe keyetarin e PDK-së Kadri Veselin, shkruan Portali.info

Në një prononcim për Portali.info, Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftetarëve të UÇK-së, Xhavdet Qeriqi ka theksuar se protesta do të organizohej ndryshe sikur të mos ishim në kohë pandemie.

"Ne duke i parë rrethanat e pandemisë jëmi mbledhur në një protestë simbolikë për të kundrshtuar propozim akuzat  e fundit të Gjykatës Speciale, te cilat jonë të padrejta, të qëllimshme dhe të cilat për ne janë të papranueshme", tha Qeriqi

Qerqiqi gjithashtu theksoi se do ta vlerësojnë situatën e krijuar nga pandemia për organizimin e protestave më të mëdha në kundershtim me vendimet e Gjykatës Speciale

"Jemi në kohë të pandemisë dhë është e vështirë të organizohjmë protesta më të mëdha, por më kalimin e kohës, do ta vlersojmë situatën, dhe do të organizojmë protesta tjera në kundërshtim të këtyre padrejtësive që po na bëhen nga Gjykata Speciale."shtoi Qeriqi

Presidenti Thaçi udhëton të hënën për në Hagë, ku pritet të intervistohët nga dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale/PORTALI.info/

Më shumë rreth