Ramosaj: Hoti më kërkoi pezullimin e punimeve në rrugën Plavë-Deçan pas presioneve nga Sava Janjic, ambasadat dhe KFOR-i

E Hëne  17 Gusht 2020 22:25 |
Ramosaj: Hoti më kërkoi pezullimin e punimeve në rrugën Plavë-Deçan pas presioneve nga Sava Janjic, ambasadat dhe KFOR-i

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se probleme me rrugën Deçan-Plavë hapen sa herë që ka takime të rëndësishme ndërkombëtare për Kosovën.

Ai me këtë rast ka kujtuar edhe momentin kur e njëjta problematikë ishte paraqitur gjatë bisedimeve në Vjenë.

Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj ka thënë se në komunikimin që ka pasur me Hotin të premten dhe të shtunën ky i fundit i ka kërkuar që të pezullojë punimet.

“Hoti ka kërkuar nga unë që të pezullohen punimet për shkak të reagimeve të shumta që ka pasur edhe nga Sava Janjic, edhe nga ambasadorët e shumtë si dhe nga Gjenerali i KFOR-it. Unë e kam mirëkuptuar por kam këmbëngulë që brenda dy-tri ditëve të vazhdojmë punimet qka edhe kemi bërë sot”, tha ainë “Debat Plus”.

Ramosaj ka thënë se ndalimi i ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë është problem i vjetër.

I pari i Deçanit thotë se kjo rrugë ndihmon turizmin dhe sipas tij kjo komunë është parë si komunë turistike qysh nga vitet ’70.

Ramosaj thotë se Sava Janjic asnjëherë nuk ka dhënë leje për shtrimin e rrugës Deçan-Plavë me asfalt pir vetëm me gurë.