Reagon Gent Cakaj: Nuk synojë të jem pjesë e ndonjë partie politike në Kosovë

E Marte  22 Qershor 2021 21:18 |
Reagon Gent Cakaj: Nuk synojë të jem pjesë e ndonjë partie politike në Kosovë

I përfoluri për të marr drejtimin e PDK-së, Gent Cakaj ka reaguar pas lajmin se ai është njëri nga kandidatët për të marr kreun e kësaj partie.

Ish-ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nuk synon të merr drejtimin e ndonjë partie politike.

Postimi i plotë i Cakajt:

Një sqarim i vogël:

E para, ashtu siç e kam sqaruar disa herë tashmë,

unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t'iu njoftoj personalisht!

Ju uroj çdo të mirë në ndërkohë e mirëmbeteshi ,

Genti

Më shumë rreth