Reagon Shemsedin Dreshaj: Nuk jam i dënuar për vepër penale

E Mërkure  20 Janar 2021 23:24 |
Reagon Shemsedin Dreshaj: Nuk jam i dënuar për vepër penale

Shemsedin Dreshaj nga AAK, ka folur në Kanal 10 për penalizimin nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në një lidhje direkte, ai ka thënë se është fjala për një dënim që e ka pasur para tre vjet e tre ditë.

“Dënimi është për një aksident zingjiror që ka ndodhur. Unë kam paguar 18 euro për dëmin e shkaktuar, andaj nesër do të shkoj në Drenas për të marrë atë aktvendim”, ka thënë Dreshaj, përcjell Portali.info.

Ai ka thënë se nuk i kujtohet nëse ka pasur gjobë nga Gjykata, por ka kujtuar se është thirrur një herë për një seancë.

Dreshaj ka thënë se edhe ai si individ, por edhe partia e AAK-së do të ankimohen rreth dënimit i cili ka skaduar me 16 janar.

Ai ka thënë se beson që është ndëshkuar pa të drejtë. /PORTALI.info


Më shumë rreth