Reduktimet e ujit në Fushë Kosovë, flasin nga "KRU Prishtina"

E Hëne  28 Shtator 2020 17:17 |
Reduktimet e ujit në Fushë Kosovë, flasin nga "KRU Prishtina"

Reduktimet e ujit në Komunën e Fushë Kosovës, tash e disa ditë janë bërë të rëndomta për qytetarët e kësaj komune.

Portali.info ka kontaktuar më zëdhënësen e Ujësjellësit, Arjeta Mjeku, e cila theksoi se këto reduktime janë të planifikuara dhe se së shpejti do t’iu vie fundi.

“Reduktimet e ujit në Komunën e Fushë Kosovës janë të planifikuara dhe së shpejti, pra me fillim të muajit tetor nuk do të këtë më reduktime”, tha shkurt Mjeku për Portali.info.

Kujtojmë se ujësjellësi shpesh është përballur me probleme gjatë pandemisë shkaku i kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit. /PORTALI.info

Më shumë rreth