Rexha: Krenar a po e ke ftohët, qysh vjen në Mitrovicë në trenerka?

E Mërkure  13 Tetor 2021 22:12 |
Rexha: Krenar a po e ke ftohët, qysh vjen në Mitrovicë në trenerka?

Analisti i njohur i Kanal10, Krenar Shala i cili shquhet për analizat e tij ndaj ngjarjeve, dhe zhvillimeve politik sonte  nga veriu i  Mitrovicës erdhi  me një veshje ndryshe prej herëve të tjera në emisionin " Prime Time" me Xhemajl Rexhën.

Ky i fundit gjatë emisionit që po mbahej nën qiellin e hapur kishte dyshime mos Shala e kishte ftohët.

" Krenar a po e ke ftohet qysh vjen në trenerka në Mitrovicë" pyeti Rexha. .

Ndryshe në emisionin tjetër të Kanal10, Politiko, shpeshherë komentohen edhe këpucët e analistëve, dhe noteri tashmë i njohur për shikuesit me ngjyrë të kuqe që Krenar Shala e mbanë më vete për shënime./PORTALI.info/

Më shumë rreth