Rrjeti i OJQ-ve, AVONET: Ministri Vitia shkelësi më i madh i masave antiCOVID-19

Rrjeti i OJQ-ve AVONET po vlerëson se vendimi i Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për mbylljen e lokaleve dhe kufizimi i lëvizjes, është i pamatur dhe i pa analizuar mirë, si dhe përbën shkelje të të drejtave të njeriut.
Kështu thuhet në një reagim të tyre, ku theksohet se duke parë që shumica e kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës dhe Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka qenë kundër mbylljes dhe kufizimit të lëvizjes, Vitia nuk ka marrë për bazë këtë vlerësim të kryetarëve, prandaj kjo tregon se Vitia është ndër ministrat që vazhdon mosrespektimin e mendimeve dhe vlerësimeve nga institucionet lokale.
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës me datën 4 mars 2021 ka deklaruar se është kundër kufizimit dhe mbylljes.
Ndaj sipas AVONET-it, kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri orën 5:00 të mëngjesit, është njëra prej shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, e cila është e garantuar me Konventat Ndërkombëtare dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
AVONET, konsideron se masa e kufizimit, asnjëherë nuk ka sjellë ndonjë efekt, por vetëm sa ka krijuar pasoja si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë psikik.
Tutje në reagimin e tyre thuhet se AVONET, shpreh shqetësimin se mosmarrja parasysh e shqetësimit të komunitetit të gastronomisë është tejet shqetësues dhe kjo tregon injorancën e vazhdueshme të Vitia lidhur me qasjen e komunikimit me palët dëmtuara.
”AVONET vlerëson Vitia ishte prej personave të parë që nuk kanë respektuar masat anti-COVID dhe po ashtu ai gjatë tërë kohës ka qenë pjesë aktive në tubimet publike, si shumë zyrtarë të tjerë të partive publike.
Rritja e infeksionit nuk është shkaktuar nga mosrespektimi i masave nga qytetarët, por janë vetë partitë politike që kanë rritur numrin e infeksionit si pjesëmarrëse në tubimet publike.
AVONET kërkon nga kryeministri Kurti që të shqyrtojë vendimin e marrë dhe të rrit komunikimin me komunitetin e gastronomëve, si dhe të trajtojë me seriozitet problematikat që ka shfaq virusi Covid -19”.
Më shumë rreth

Përplasje të ashpra e akuza të rënda për njëri-tjetrin në mes Mulla Osmanit me Milaim Zekën e Halil Matoshin

Chelsea kualifikohet në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve (VIDEO)

PSG eliminon kampionët në fuqi pavarësisht humbjes (VIDEO)

Bayerni zhbllokon duelin ndaj PSG-së, shënon Choupo-Moting (VIDEO)

“Nuk e kam takuar që atë ditë”, Haradinaj flet për raportet me Reshitajn, tregon se a do përjashtohet nga AAK

Fiks Fare! Shefi i Kardiologjisë në QKUK ushtron profesionin pa diplomë e pa licencë

Haradinaj: Vjosa Osmanin nuk e kemi bllokuar me votë, Thaçin po

E quajti sekser Sali Zybën, deklarohet Haradinaj

Kur mendohet të lejohen dasmat? Ministria Vitia mban takim me kryetarin e OHT-së

Përfaqësuesi i ShBA-së në OKB: Misioni i UNMIK-ut në Kosovë duhet të përfundojë

Opozita e kritikon Kurtin për “përfshirje në fushatën zgjedhore në Shqipëri”

Këto janë të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e qeverisë

12 të vdekur dhe 494 raste të reja me COVID-19

Vendos Qeveria: 60 milionë euro kredi për blerjen e vaksinave antiCOVID
