Sa po respektohen masat e reja në Prishtinë?

E Shtune  07 Nëntor 2020 14:32 |
Sa po respektohen masat e reja në Prishtinë?

Policia e Kosovës po mbikëqyr hyrje-daljet e automjeteve në Prishtinë.

Kjo pas masave të reja nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, e cila parasheh mbylljen e bizneseve në të gjithë vendin dhe karantinimin e shtatë komunave, shkruan Portali.info.

Megjithatë, Kanal 10 ka qëndruar tek rreth-rrotullimi që lidh rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ku janë parë disa automjete që janë lejuar të hyjnë në Prishtinë.

Sipas masve të reja, hyrje daljet lejohen vetëm për disa kategori të qytetarëve, që përbëjnë operatorët ekonomik, furnizuesit etj. /PORTALI.info


Më shumë rreth