Sekretari i ri i MI-së ndalon përdorimin e veturave zyrtare (FOTO)

E Marte  02 Mars 2021 12:05 |
Sekretari i ri i MI-së ndalon përdorimin e veturave zyrtare  (FOTO)

Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, Zymer Avdullahu i cili erdhi në këtë detyrë të re të hënën, menjëherë ka filluar të marrë vendime strikte për zyrtarët e Ministrisë.

Gazeta inFokus ka siguruar dokumentin në të cilin Avdullahu ka ndaluar përdorimin e veturave zyrtare jashtë orarit të punës, brenda dhe jashtë vendit për të gjithë punonjësit e kësaj ministrie.

Ky vendim sipas dokumentit do të hyjë në fuqi që nga momenti që është nënshkruar.

Kujtojmë se dje, Zymer Avdullahu erdhi në pozitën e sekretarit të përgjithshëm në ministrinë e infrastrukturës pas shkarkimit të, Izedin Bytyqit, i cili më pas u bë drejtor në këtë institucion.

 

Më shumë rreth