Sheholli: Në bazë të asaj që e pamë në video motivi i rrahjes së djalit të Nenad Rashiq është politik

E Hëne  22 Shkurt 2021 21:50 |
Sheholli: Në bazë të asaj që e pamë në video motivi i rrahjes së djalit të Nenad Rashiq është politik

Djali i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, raportohet se është rrahur sot teksa po dilte nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës.

Fatmir Sheholli në emisionin ‘’Prime Time’’ në Kanal 10 ka thënë se rasti i rrahjes së djalit të z. Rashiq është një gjë shumë e keqe.

Tutje Sheholli tha se pas asaj qe pamë në video motivi i kësaj rrahje është politik, shkruan Portali.info.

Sheholli thot së nuk pret ndonjë përkeqësim të situatës tutje pasi që ai beson qe do të ketë më shumë qetësi sepse edhe policia do të jetë më vigjilent pas rastit të sotëm.

‘’Shpresoj që edhe djalit të z.Nenad Rashiqit  ti përmisohet gjendja dhe mos të ketë ndonjë problem, ka thënë Sheholli./PORTALI.info/

 

Më shumë rreth