Shpejtim Bulliqi: Rrugët në Podujevë po asfaltohen për shkakun tim (VIDEO)

E Hëne  23 Nëntor 2020 17:44 |
Shpejtim Bulliqi: Rrugët në Podujevë po asfaltohen për shkakun tim (VIDEO)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur në Kanal 10 rreth problemeve me të cilat po përballen qytetarët e kësaj komune.

Ai ka thënë se për fushatën e kundër kandidatit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, janë aktivizuar edhe pushteti qëndror edhe ai lokal, transmeton Portali.info.

“Tash po shohim një aktivizim të pushtetit edhe lokal por edhe qendror për LDK-në. Pse i gjithë ky aktivizim për të asfaltuar rrugë në Podujevë në këtë kohë? Arsyeja jam unë, Shpejtim Bulliqi. Qytetarët e Podujevës po bëjnë edhe shaka që rrugët nuk ishin asfaltuar pa ardhur kandidatura ime”, ka thënë Bulliqi.

Ai ka kritikuar edhe disa vendime tjera të Komunës së Podujevës, duke përmendur këtu edhe tregjet e ndërtuara nga komuna dhe menaxhimin e qendrës spitalore. /PORTALI.info


Më shumë rreth