SHSKUK-ja jep detaje për plagosjen e infermierit të urologjisë

E Shtune  26 Shtator 2020 16:08 |
SHSKUK-ja jep detaje për plagosjen e infermierit të urologjisë

SHSKUK’ja ka konfirmuar lajmin e therrjes me thikë të një infermieri të Urologjisë sot. Përmes një njoftimi për media, SHSKUK bën thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj stafit mjekësor.

 
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka thënë se është njoftuar se sot në vendin e tij të punës është sulmuar me thikë, në Klinikën e Urologjisë, infermieri F.B.

Sulmi ka ndodhur në Klinikën e Urologjisë, pas orë 14.00, derisa infermieri po kryente punën e tij.

Infermieri pritet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik. Për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës.

“ShSKUK shpreh indinjatën e thellë me këtë rast dhe dënon ashpër sulmet ndaj mantelbardhëve të cilat janë të pa pranueshme. Ofendimet, dhuna, e deri tek sulmet fizike, të tilla si ky i ditës së sotme ndaj mantelbardhëve ka pasur në vazhdimësi, andaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë punën e mantelbardhëve, ndërsa sulmuesit e tillë të marrin pergjigjen e merituar nga organet kompetente. Është koha e fundit që sulmet e tilla të ndalen njëherë dhe përgjithmonë ndaj punëtorëve shëndetësorë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Më shumë rreth