Shtatë të infektuar sonte në Prishtinë, Ahmeti kërkon mbajtjen e maskave

E Marte  02 Qershor 2020 20:01 |
Shtatë të infektuar sonte në Prishtinë, Ahmeti kërkon mbajtjen e maskave

13 raste të reja janë konfirmuar sot me koronavirus në Kosovë.

Shtatë prej këtyre rasteve janë nga Prishtina, ndërsa kryetari i komunës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se të gjitha janë  familjarë të një rasti të djeshëm.

Në këtë kuadër, ai ka kërkuar kujdes dhe respektimin e masave nga qytetarët.

“Nga 13 raste të reja sot në Kosovë, shtatë në Prishtinë. 6 prej tyre, familjarë të një rasti të djeshëm. Ju lutemi kujdes këto ditë. Së paku maskat janë mbrojtja minimale që duhet të praktikojmë. Vazhdojmë drejt rihapjes së plotë me kujdes, ka shkruar ai.

Më shumë rreth