Si u festua festa e Bajramit në vendet arabe flet studenti kosovar

E Shtune  01 Gusht 2020 13:07 |
Si u festua festa e Bajramit në vendet arabe flet studenti kosovar

Shumë studentë kosovarë pandemia dhe festa e Bajramit i ka zënë jashtë vendit, e njëri ndër ta është edhe studenti B.S nga Kosova, emër i njohur për redaksinë, i cili gjatë pandemisë, muajit të shenjtë të ramazanit dhe fiter Bajramit ishte në studime në vendet arabe.

Ai për portali.info tregon si ka kaluar kohën e pandemisë, dhe Fiter Bajramin në një ndër vendet arabe.

Ne kemi shkuar pakë kohë para se të filloi pandemia në Jordani, dhe pothuajse pas pak jave të gjithë kufinjët janë mbyllur. Gjendja e pandemisë nga shtetit jordanez është menagjuar shumë mirë, nuk kishte shumë të prëkur, por vlen të cekët se ka pasur masa të rrepta kundër koronavirusit qysh në fillimet e pandemisë, madje dy jave ka qenë rrepsisht e ndaluar dalja jashtë banesave, apo shtëpive. Thotë B.S për Portali.info.

B.S tregon edhe për kohën e kaluar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, dhe si kishin festar studentët kosovar festën e Fiter Bajramit.

“Muaji i Ramazanit ka qenë jo i zakonshëm edhe atje, ritualet fetare ishin të ndaluara rreptësisht në zonat e hapura, gjithasht dhe iftaret ishin të ndaluara në tubim. Ndërsa festën e Fiter Bajramit e kemi festuar së bashku më studentët shqiptar edhe pse nuk ishte kënaqësia sikur në vendin tonë, dhe shton se Kurban Bajrami edhe pse nuk falë në xhamia, dhe se vizitat janë të ndaluar, por prap se parp e ka shijën e vetë këtu në Kosovë.

Për fund studenti kosovar tregon se sikur në çdo vend të botës edhe ata kishin vështërësi të shumta gjatë pandemisë./PORTALI.info/

Më shumë rreth