Tërmkolli: Albini përmendi gjakderdhje si mesuesit e tij Rexhep Qosja e Adem Demaçi

Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli po e quan gjest të ulët dhe shenjë hakmarrjeje, veprimin e Albin Kurtit i cili e liroi nga detyra zëvendëskryeministrin e parë, Avdullah Hotin, menjëherë pasi Kurti u shkarkua nga posti i kryeministrit, në Kuvendin e Kosovës. Tërmkolli e ka quajtur Kurtin nxënës të Rexhep Qosjes e Adem Demaçit
Tëermkolli thotë se egoja e Kurtit për pushtet absolut është mbi shtetin dhe mbi popullin.
Ajo e ka quajtur hakmarrje veorimin e Kurtit për të shkarkuar zëvendëskryeministrin e parë, Avdullah Hotin, i cili është nga radhët e LDK-së.
“Kryeministri i shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës me më shumë se 2/3 e votave, Albin Kurti, në terrin e natës e paska “liruar” nga detyra Zv/Kryeministrin Avdullah Hoti. Hakmarrje! E ulët edhe për një person të rëndomtë lëre më për një “kryeministër! Tërë ditën foli kundër veprimeve të natës e si për çudi vetë paska ra në kurthin e natës. Ky është Kryeministri i shkarkuar. Egoja dhe etja e tij për pushtet absolut është mbi shtetin, mbi popullin”, thotë Termkolli.
Tërmkolli ka përmendur edhe kohën në të cilën vendi po kalon për shkak të virusit Covid-19, duke thënë se Kosova nuk ia pati borxh shkarkimet e as rrëzimin në kohë koronavirusi.
Ndërkohë, ajo ka komentuar fjalimin e Kurtit në seancën e djeshme të Kuvendit, ku ai e përmendi gjakderdhjen për idenë e shkëmbimit të territoreve dhe gjendjes së jashtëzakonshme, Tërmkolli thotë se ai e përmendi këtë si mësuesit e tijl, Rexhep Qosja e Adem Demaçi.
“Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Albini dje përmendi edhe gjakderdhje, ashtu si mësuesit e tij Rexhep Qosja e Adem Demaçi, të etur për gjak shqiptarësh, për “revolucione demokratike”. Këtë e kanë në gjak, e kanë ideologji, lajtmotiv jetësor! Por janë të humbur, nuk do t’i lejojmë! “No pasaran Albin, No pasaran”!”, shkruan Tërmkolli.
Më shumë rreth

Forca policore në aeroportin e Moskës ku pritet të arrijë Navalny

Nesër dërgohen 30 mostra në Berlin për të verifikuar se a ka variant të ri të COVID-19 në Kosovë

Hoti: Vushtrria gjithmonë ka qenë fituese, sepse ishte me vizionin e presidentit Rugova

Hoxhaj kujton Skënderbeun: Historia të na bëjë krenarë, e ardhmja e saj të na hapë perspektivë

Ja nga cilat komuna vijnë rastet e reja me Covid-19

Pesë të vdekur dhe 353 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Zhduket një person nga komuna e Vitisë, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Organizime grupore në diasporë për të ardhur e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit

Ministri Zemaj uron fillimin e mësimit, ka një kërkesë për nxënësit dhe mësimdhënësit

Dyshohet se nipi theri 12 herë me thikë gjyshin në Novobërdë, Prokuroria kërkon paraburgim

Mot i acartë në katër ditët e ardhshme, nga e premtja ngritën temperaturat

Nesër përurohet aneks-objekti i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë

Osmani e Kurti bëjnë homaxhe për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka

Vdes 10-vjeçarja nga një aksident në Tiranë

MPB-ja: Të gjitha rrugët dhe pikat kufitare në Kosovë janë të kalueshme
Video
Kush Cka?
A do kthehet në emision? Zbulohet çfarë do të ndodhë me Andin dhe premtimi që i bëri Teas

Këngëtarja shqiptare zhvishet në mes të borës: A ma nxehtë brenda a jashtë?

Albion Osmanaj paralajmëron projektin e ri (VIDEO)

Çka po “përzien” Ledri me DJ Regard

Ja si dukej këngëtarja e njohur shqiptare 7 vite më parë! E njihni?
