Tre persona arrestohen për 24 orë në Prishtinë për armëmbajtje pa leje

E Shtune  27 Shkurt 2021 10:50 |
Tre persona arrestohen për 24 orë në Prishtinë për armëmbajtje pa leje

Tre persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, të dyshuar për armëmbajtje pa leje, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Dalip Alshiqi”,  një femër është arrestuar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së saj, i është konfiskuar një revole me një karikator.

“Është arrestuar e dyshuara femër  kosovare, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e saj, është gjetur dhe konfiskuar arma – revole me një karikator. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Polica e Kosovës.

Ndërsa, në rrugën “Selman Kadriu” dhe “Xheladin Hana” janë arrestuar dy persona pasi që gjatë kontrollit të tyre u janë gjetur armë dhe fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar arma-revole me një karikator me 13 fishekë.  Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.”

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar arma-revole me një karikator me 3 fishekë.  Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Më shumë rreth