Tre persona vdesin në rrethana të dyshimta brenda një dite në Kosovë

E Premte  14 Shkurt 2020 09:25 |
Tre persona vdesin në rrethana të dyshimta brenda një dite në Kosovë

Vetëm brenda 24 orëve, në Kosovë është raportuar për tri raste të vdekjeve në rrethana të dyshimta.

Rasti i parë është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Bukosh të Suharekës.

Atje është raportuar se viktima mashkull kosovar për motive të panjohura ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rasti i dytë, sipas raportit të Policisë së Kosovës ka ndodhur në Mamushë të Prizrenit, ku është raportuar se viktima femër, është dërguar në gjendje të rënë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit  për trajtim mjekësor.

Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në  Institutin e Mjekësisë Ligjore  për Obduksion.

Ndërkaq, rasti i tretë ka ndodhur në Istog, teksa viktima e gjinisë femërore, në banesën e saj  nga familjarët është gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në  Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion. 

Më shumë rreth