Vazhdon bilanci i rëndë i vdekjeve me koronavirus, edhe 10 të vdekur për 24 orë

E Shtune  01 Gusht 2020 15:32 |
Vazhdon bilanci i rëndë i vdekjeve me koronavirus, edhe 10 të vdekur për 24 orë

Naser Ramandani nga IKSHPK ka njoftuar edhe për 10 vdekje të reja në 24 orët e fundit.

Numri total i vdekjeve ka arritur në 237, njofton Klan Kosova.

Por, në raportin e e publikuar nga Insituti numri i të vdekurve është 236.

“Numri total i rasteve pozitive është 8.554 raste nga 36.943 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 236 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.730 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.588”.

Më shumë rreth