Vazhdon saga e Speciales, s’ndalen as ftesat

Njëri nga pjesëtarët e rëndësishëm të UÇK-së, Gafur Elshani, të enjten u bë figura e radhës që u ftua nga Prokuroria Speciale e Hagës.
Elshani u ftua në cilësinë e dëshmitarit, teksa nga OVL-ja e UÇK-së kanë konfirmuar se ardhja e ftesave të reja nga Specialja së fundmi është intensifikuar.
Ndërkohë, njohësit e drejtësisë vlerësojnë se brenda disa muajve mund të pritet edhe ngritja e aktakuzave të para, shkruan sot gazeta Zëri.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që janë përgjegjëse për hetimin e krimeve, të cilat supozohet se i kanë kryer ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë dhe para luftës së viteve 1998 – 1999, kanë vazhduar me dërgimin e ftesave të reja në Kosovë.
Të enjten ftesa e radhës që “ateroi” nga ky organ ishte për ish-pjesëtarin e UÇK-së Gafurr Elshanin, i cili ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në luftën çlirimtare dhe ishte njëri nga figurat e rëndësishme të Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Ftesën e Elshanit e konfirmuan nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët njoftuan se ai u ftua në cilësinë e dëshmitarit. Ndërkohë, kjo organizatë ka vazhduar kundërshtimet e ashpra ndaj Gjykatës Speciale, teksa paralajmërimet e këtij organi për ngritjen e aktakuzave i kanë quajtur të pabaza.
Sipas tyre, ky organ po tenton të arsyetojë fondet e shpenzuara për 5 vjet. Në anën tjetër, njohësit e sistemit të drejtësisë dhe avokatë të akredituar nga ky institucion thonë se me emërimin e gjyqtarit të procedurës paraprake Specialja ka dhënë indikacionet e para se po bëhet gati për ngritjen e aktakuzave të para. Kësisoj, sipas tyre, brenda disa muajve këto aktakuza mund të ngrihen ose të hidhen poshtë.
Më shumë rreth

LAJMI I FUNDIT: Stoltenberg takohet me Kurtin të mërkurën

Vjedhje në festivalin ‘Sunny Hill’, mërgimtares ia avullojnë telefonin, pasaportën e qindra euro

Mbi 42 mijë persona e lanë punën brenda 6 muajve

Mosmiratimi i pagës minimale, veteranët presin reflektim nga Qeveria

Del fotoja e parë e Einxhel me barkun e rrumbullakosur (FOTO)

Hyrje-daljet në pikat kufitare, pritjet te Dheu i Bardhë deri në 40 minuta

Kosova bëhet gati të fillojë Diplomacinë Qytetare

City e nis me fitore sezonin në Premier League, vendos Haaland me dopietë (VIDEO)

Tre persona të lënduar në aksidentin në Rogovë / Policia jep detaje

Kurti flet për festivalin “Sunny Hill”: Kontributi që jep Dua për Kosovën është i pamatshëm

Kryeministri Kurti: Nuk ka ministri që nuk ka dikë nga mërgata jonë

Çun Lajçi shpërblehet me çmim në Festivalin Internacional të Filmit në Romë

Java e dytë e gushtit me shi e breshër

Sky News: Europa po e sheh një krizë të re në Ballkan, ky shtet në ‘shënjestër’ të konfliktit

Sveçla vizitoi pikën kufitare në Bërnjak dhe stacionin policor të policisë kufitare
Video
Kush Cka?
Kylie Jenner për ditëlindjen e 25-të merr çantë prej 100 mijë dollarësh

Pas rritjes së çmimeve, Arbana Osmani anulon ribotimin e librit të gatimeve

“Rrëmbeu” faqet e para të mediave, zbulohet e dashura balerinë e mbrojtësit të Chelsea-t

Kortney dhe Travis Barker “në luftë” për mbrojtjen e ajrit

Palestër dhe pishinë, e dashura e Vidal “djeg” rrjetet sociale nga Brazili (FOTO)
