Vdes anëtari i ri i LDK-së, nga leukemia akute

E Enjte  09 Korrik 2020 12:27 |
Vdes anëtari i ri i LDK-së, nga leukemia akute

Ka vdekur si pasojë e leukemisë akute, Getuar Hasani anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj

Hasani ka qenë student i stomatologjisë, dhe veprimtar entuziast i LDK’së në Ferizaj. Kështu edhe e ka përshkruar kryetari i kësaj dege Muharrem Svarqa, i cili ka njoftuar për vdekjen e tij:

 Ky është njoftimi i Svarqës, pa ndëryrje:

Getuar Hasani, veprimtari entuziast i FR te LDK se, ne Ferizaj i cili vetem para nje muaji u diagnostifikua me leukemi akute, sot qenka shuar ne Turqi, ku plot shprese, kishte filluar mjekimin e kesaj semundje tinzare.

Ai ishte student i shkelqyeshem i stomatologjise dhe perballjen me semundjen e njihte mire. Nje perballje plot kurajo e plot jete. Por, mjeshtrit e vdekjes ishin me te shpejte.

Ata qe e njohen Getin, e dine se ai ishte nje yll, nje djale shembullor e i pakrahasueshem. Prandaj dhimbja eshte e madhe. Eshte tronditese.

Me shuarjen e tij, humbem njeriun e te gjithe neve. Kujtimi per te do te jete malli yne i pashuar.

Ngushellohemi bashke.

Geti pushofte ne paqe!

Më shumë rreth