Vdes këmbësori në Prishtinë që u godit nga vetura

E Marte  29 Shtator 2020 09:55 |
Vdes këmbësori në Prishtinë që u godit nga vetura

Një person ka vdekur si pasojë e goditjeve që ka marrë nga një automjet.

 
Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e mbrëmjes së të hënës ka ndërruar jetë një person, pasi që kishte marrë goditje nga një veturë.

Siç njofton policia, në rrugën “Edmond Hoxha”, në kryeqytet, rreth orës 13:50, kishte ndodhur aksidenti, ku një person me veturë kishte goditur një këmbësor, ku edhe i shkaktuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net.

Për shkak të plagëve të marra, rreth orës 22:35, viktima ka ndërruar jetë në repartin intensiv dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion.

Më shumë rreth