Vendimi për pagesën e polisave të sigurimit për mërgimtarët, flet drejtori i BKS-së, Sami Mazreku

E Marte  22 Qershor 2021 20:43 |
Vendimi për pagesën e polisave të sigurimit për mërgimtarët, flet drejtori i BKS-së, Sami Mazreku

Qeveria e Kosovës mori sot vendim për kryerjen e polisave të sigurimit për mërgimtarët, në lidhje më këtë i ftuar në emisionin Prime Time është Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit,  Sami Mazreku, i cili dha më shumë detaje, dhe tregoi se cilat kategori i përfshinë kjo pagesë.

“Kemi pasur disa takime me ministrin Murati, ku kemi diskutuar modalitetet që edhe kësaj radhe qeveria të mbulojë koston e sigurimit të polisave kufitare, normalisht që është një shpenzim që qeveria e ka bërë për mërgimtarët, vendimi është marrë sot, dhe unë besoj që brenda dy apo tri dite do të formatizohet marrëveshja, dhe do të filloj së aplikuari nga data 1 korrik 2021 deri në fund të vitit”, tha Mazreku në Prime Time.

Tutje Mazreku theksoi se mbulimi i shpenzimeve të polisës së sigurimit do të vlejë për veturat, dhe motoçikletat./PORTALI.info/

Më shumë rreth